Ministri Mustafa takoi të ngarkuarën me punë në ambasadën e SHBA-së Colleen Hyland

E publikuar: 08/11/2018 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë në ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, znj. Colleen Hyland.
Në këtë takim ministri Mustafa e njoftoi diplomaten amerikane për gjendjen e përgjithshme në sferën e sigurisë në Republikën e Kosovës dhe zhvillimet e fundit në vend.
Ndërsa znj. Hyland tha se SHBA-të do të vazhdojnë të ofrojnë përkrahje në ngritjen e kapaciteteve për institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit dhe përpjekjeve kundër korrupcionit.
Bashkëbiseduesit u dakorduan që institucionet e vendit të vazhdojnë përkushtimin e tyre kundër terrorizmit dhe rëndësinë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë./Infosot/