Ministri i Mbrojtjes Anton Quni vizitoi deminerët e FSK-së në Babaj të Bokës

14.05.2020 16:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ministri i Mbrojtjes Anton Quni vizitoi deminerët e FSK-së në  Babaj të Bokës

Me qëllim të njoftimit nga afër me operacionet e deminimit të FSK-së, Ministri i Mbrojtjes Anton Quni me stafin e tij, sot vizitoi njësinë operuese të deminimit të FSK-së që është duke zhvilluar operacionin e deminimit në Babaj të Bokës të komunës së Gjakovës.

Ministrin Quni e priti Komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së gjeneralbrigade Xhevahir Geci i shoqëruar nga Komandanti i Kompanisë së Deminimit Major Gëzim Sada. Si nikoqir, Major Sada e njoftoi Ministrin Quni me aftësitë dhe kapacitetet njerëzore, me pajisjet dhe kapacitetet tjera teknike, me kapacitetet trajnuese dhe nivelin e profesionalizimit si dhe me kapacitetet e mbështetjes logjistike dhe infrastrukturore të njësisë. Më pas Ministri Quni u njoftua në hollësi me operacionet e deritashme dhe ato të planifikuara të deminimit dhe veçanërisht me operacionin aktual në Babaj të Bokës.

Nga ana e tij, Ministri Quni, përgëzoi Gardën Kombëtare, respektivisht Kompaninë e Deminimit për të arriturat e jashtëzakonshme përgjatë gjithë procesit të deminimit , duke demonstruar nivel shumë të lartë të përgjegjësisë dhe profesionalizimit.

Në fund, Ministri Quni para oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të njësisë përkatëse u zotua për ofrimin e mbështetjes maksimale për të avancuar edhe më tej në përmbushjen e detyrës së shenjtë, në kuadër të misionit të mbrojtjes dhe sigurisë së qytetarëve tanë./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vuçiq: S’ka marrëveshje të shpejtë me Kosovën, por s’duhet të vriten fëmijë serbë e shqiptarë në të ardhmen

Vuçiq: S’ka marrëveshje të shpejtë me Kosovën, por s’duhet të vriten fëmijë serbë e shqiptarë në të ardhmen

Ismajli: Po bie lakorja e infeksionit, kemi 70 raste aktive me COVID-19

Ismajli: Po bie lakorja e infeksionit, kemi 70 raste aktive me COVID-19

Qendra turistike e fabrika të prodhimit – këto janë projektet në Kosovë që priten të financohen nga Uashingtoni

Qendra turistike e fabrika të prodhimit – këto janë projektet në Kosovë që priten të financohen nga Uashingtoni

​PDK në Prizren: VV-ja po dëshmon se nuk ka kapacitete menaxhuese

​PDK në Prizren: VV-ja po dëshmon se nuk ka kapacitete menaxhuese

Kaq miliona euro pritet të tërhiqen nga Trusti pas ndryshimit të ligjit

Kaq miliona euro pritet të tërhiqen nga Trusti pas ndryshimit të ligjit

Sa kosovarë jetojnë në Zvicër?

Sa kosovarë jetojnë në Zvicër?

“Vuçiq e shiti Kosovën për disa kredi amerikane”

“Vuçiq e shiti Kosovën për disa kredi amerikane”

Katër faktorët që po pengojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

Katër faktorët që po pengojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

Hoti kërkon më shumë profesionalizëm në menaxhimin e kompanive publike të ujërave

Hoti kërkon më shumë profesionalizëm në menaxhimin e kompanive publike të ujërave

Dosjet, Haradinaj: Veteranët po bëjnë gabim të madh, kanë ra në grackë

Dosjet, Haradinaj: Veteranët po bëjnë gabim të madh, kanë ra në grackë

Haradinaj: Jam i befasuar me aftësitë e Grenell

Haradinaj: Jam i befasuar me aftësitë e Grenell

Ky është personi që u vra sot nga Policia, pasi i gjuajti me armë zjarri

Ky është personi që u vra sot nga Policia, pasi i gjuajti me armë zjarri

Vritet një person në Prizren

Vritet një person në Prizren

Haradinaj: Vetëvendosja e rrëzoi veten, jo Grenelli

Haradinaj: Vetëvendosja e rrëzoi veten, jo Grenelli

Haradinaj: Ende nuk e kemi shpëtuar Ujmanin, duhet të bëjmë kujdes me fizibilitetin

Haradinaj: Ende nuk e kemi shpëtuar Ujmanin, duhet të bëjmë kujdes me fizibilitetin

Ganimete Musliu: Marrëveshja e Uashingtonit mund të hapë tema të rrezikshme

Ganimete Musliu: Marrëveshja e Uashingtonit mund të hapë tema të rrezikshme