Ministri i Brendshëm serb: Lëvizjet si ajo në Kumanov nuk janë çlirimtare por terroriste

E publikuar: 20/05/2015 21:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsa Stefanovic deklaroi në samitin që u mbajt në Tiranë kundër terrorizmit se lëvizje që kanë si mjet dhunën, si ajo në Kumanovë, nuk duhet të quhen lëvizje çlirimtare.

“Unë nuk mund t’ia lejoj vetes që organizata të tilla terroriste të quhen lëvizje çlirimtare”, tha Stefanovic.

“T’i quash çlirimtare ato lëvizje do të thotë që të maskosh ekstremizmin”, shtoi ai më tej.

Stefanovic tha më pas për mediat serbe se Shqipëria dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë mes vete për të garantuar stabilitet në Ballkan dhe të luftojnë terrorizmin.

Ministri serb theksoi se Serbia është duke bërë hapa madhorë në drejtim të garantimit të lirive dhe të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë dhe treva të tjera që ndodhen në territorin e Serbisë.