Mimi Kodheli, rrezikon arrestimin?

E publikuar: 23/10/2017 12:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli është një nga personazhet që për shkak të skandalit mbi kontrrollin e radarëve te përfshihet në hetim pas publikimit të dosjes të Habilajve.

Ngjarja po bën shumë zhurmë mediatike por gjithçka është e përqëndruar tek ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duke lënë në heshtje edhe skandalin tjetër atë të kontrrollit të radarëve nga bandat kriminale të drogës.

Në përgjime del qartë së Habiljat, kanë nën kontrroll radarët. Ata kanë njeriun e tyre në sallën e Durrësit. Habilajt e kontrrollojnë për anijen e tyre të drogës, por askush nuk jep garanci se të tjerë trafikantë mund të kenë përdorur të njëjtën mënyrë për të kaluar klandestinë apo terroristë drejt brigjeve italiane.

Citynews.al sjell disa fakte, së pari përgjimet e Habilajve, më pas denoncimin e ish-kryeministrit Berisha disa javë më parë për përdorimin e radarëve nga trafikantët si dhe një analizë me fakte në lidhje me raportin e KLSH për mirëmbajtjen e radarëve. Të gjitha këto ngrenë shumë pikpyetje por edhe japin një përgjigje se trafikantët kanë pasur nën kontrroll radarët. Nga ana tjetër është prokuroria që ende nuk po fillon hetimet se kush janë përgjegjësit e vërtetë dhe a çon ky skandal i “fshehur” në dosjen Habilaj deri tek Mimi Kodheli dhe a rrezikon arrestimin kjo e fundit.

Kodheli ashtu si Saimir Tahiri është një nga ministrat që nuk u rikonfirmuan në kabinetin Rama 2. Detaj që ngre jo pak dyshime.

Përgjimet

M: Janë të gjithë tanët këtu! Po mund të dalë ndonjë by… nuk dihet!
M: Se nuk e dinë të gjithë këtë… prandaj të them se… duhet të rrimë 2 orë të ngarkuar me mutin sipër… 5 minuta “pam pam” dhe ike… këtu jam unë… jemi 6 vetë… 7 vetë…jemi ne 4 vëllezër… jemi sonte këtu… djali që ishte këtu doli tani nga “Piazza Lanza” (i referohet Sabaudin Çelajt)… nga njëmoisi-habilaj-e1508254950525-840x440muaj ka dalë… ka dëlë nga arresti i shtëpisë… shkova dhe e mora… dhe e solla këtu… dhe dy nipat e mi … nuk ka njerëz të tjerë këtu… nëse na ndodh ndonjë gjë e tillë 20 vetë minumumi janë të vdekur… minimumi (qesh).
Moisi Habilaj: Një mik na ndihmon në radarët e Durrësit.
M: Ai më telefonoi se është te salla… si thuhet? (kërkon fjalën në italisht)… salla është në portin tjetër të kryeqytetit… ku janë… dhe më sheh çdo gjë… edhe … peshqit sheh që aty… sepse është mik me një mikun tonë “po qysh?”… sepse e pyeti “ç’është kjo anije?” dhe ai u përgjigj “çfarë anije”… “pse është futur një milje në ujërat greke”
G: Çfarë i kishte thënë?
M: “Pse kjo anije… kjo peshkarexhë… është futur një milje… në ujërat territoriale greke”… nuk e di çfarë gënjeshtre i ka thënë… ku dreqin ta di…

Denoncimi i Berishës

Ish-kryeministri shkruante në rrjetet sociale se salla e radarëve kontrrollohet nga trafikantët e drogës. Ushtaraku dixhital pergenjeshtron Noriegen dhe Haki Drogen, policet, ne radaret e QNOD i shohin live gjurmet e skafeve por urdheri nga siper fare eshte i prere: te mbyllin gojen dhe syte, skafet te kalojne! Prej vitesh sabotohet nga qeveria, e cila, pasi prishi kontraten, vendosja e kamerave me infrarouge, qe bejne te mundur kapjen jo vetem te gjurmeve por te skafeve live me gjithe kerkesat e perseritura per vendosjen e tyre qeveria nuk jep fondet per to sepse qeveria drejton vet trafikun”, shkjruan BErisha në një denoncim disa javë përpara se të publikohej përgjimi I Habilajve.

Te tjera denoncime ka pasur edhe nga mediat në mënyrë të përsëritur për kos funksionimin e radarëve të ushtrisë por medhe kontrrollin e tyre nga trafikantët. Raste skandaloze që të çojnë tek funksionarë të lartë të shtetit.

KLSH dhe Skandali i tenderit për mirëmbajtjen e Radarëve

klshNë një shkrim për skandalin e mirëmbajtjes së Radarëve por edhe rolin e Mimi Kodhelit, Exit.al nge disa pyetje pasi rendit të dhënat e nxjera nga një audit i KLSH.

Një auditim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën 2013 dhe 2014 i kryer në Shtator 2015 gjeti parregullësi serioze me procedurat e prokurimeve për mirëmbajtjen e sistemit të radarëve.

Ministria e Mbrojtjes ka zgjedhur procedurat e mbyllura, atje ku sipas ligjit ishte e detyrueshme të kryhej prokurim publik me procedurë të hapur. Ministria gjithashtu dështoi të ftojë kompaninë e huaj Lockheed Martin të paraqiste një ofertë, edhe pse kjo kompani kishte hartuar dhe ndërtuar më parë sistemin e radarëve.

Por, Ministria kontraktoi kompaninë shqiptare Idea-Tel, për kontratën me vlerë 750 milionë lek, e cila falimentoi në respektimin e afateve të kontratës së mirëmbajtjes, duke i shkaktuar shteti dëm ekonomik prej 41 milionë lek.

KLSH urdhëroi Ministren Kodheli të penalizonte kompaninë IDEA-TEL për shkelje të kontratës dhe të merrte masë disiplinore kundër Gjeneralit të Brigadës Qemal Shkurti. Shkurt, KLSH deklaroi se e gjithë procedura e prokurimeve ishte e “kompromentuar”. Bazuar në sa më sipër informacioni i bërë publik nga dosja e Habilajt i jep veprimeve të paligjshme të Ministres Kodheli tone më serioze. Pse Ministrja e Mbrojtjes Kodheli duhet të ngulte këmbë në një kontratë të shtrenjtë me një kompani të paaftë shqiptare, kur kompania ndërkombëtare e njohur Lockheed Martin, e cila e ndërtoi sistemin e radarëve dhe kishte një ofertë më të mirë? Çfarë përparësie kishte kompania vendase, kompania shqiptare, për tu kujdesur për mirëmbajtjen e sistemit të radarëve të vendosur për të monitoruar ujrat shqiptarë, më shumë se sa një kompani e huaj?