Miliarderja feston 23 vjetorin, zbulon dhuratën më të bukur

E publikuar: 11/08/2020 18:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Miliarderja Kylie Jenner festoi këtë të hënë ditëlindjen e saj të 23-të.

Pasi i shprehu mirënjohjen dhe falenderimin fansave për mbeshtetjen, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” zbuloi edhe dhuratën më të bukur që mori në ditën e saj të veçantë.

Kylie publikoi një foto me vajzën e saj Stormi, ku kjo e fundit fryn qirinjtë e tortës së mamasë, ndërkohë që Jenner e përqafon.

“Dhurata më e bukur nga të gjitha,” shkruan në postim 23 vjeçarja.