Milani Donarumës: Rinovon ose “kalbësh” në stol

E publikuar: 27/05/2017 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani ka në prioritet rinovimin e portierit të ri, Donnarumma.

18 vjeçari, kontrata e të cilit mbaron sezonin e ardhshëm mund të përfundoj në stol nëse nuk pranon marrëveshjen e skuadrës kuqezi.

Milani i ka ofruar një kontratë 3.5 milionë euro në sezon, ndërsa menaxheri i tij nuk është i kënaqur dhe dëshiron më shumë garanci.

Nëse nuk arrihet marrëveshja, atëherë Donnarumma mund të qëndroj në stol gjatë gjithë sezonit, duke e rrezikuar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror me Italinë. /IndeksOnline/