Mijëra uebsajte në SHBA dhe Britani infektohen me maluerë kriptografikë

E publikuar: 12/02/2018 10:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mijëra uebsajte, përfshirë ato qeveritare në SHBA dhe Britani, janë infektuar për disa orë ditën e Dielë me një kod i cili shfrytëzon shfletuesit për të gërmuar monedha dixhitale raportoi sajti teknologjik The Register.

Mëse 4,200 uebsajte u infektuan me një version të infektuar të Browsealoud, një mjet mjaft i përdorur i prodhuesit Britanik të softuerëve Texthelp.

Ky softuer shërben për leximin e uebfaqeve për njerëzit me probleme shikimi shkruante The Register.

Lajmi vjen në një kohë kur sulmet kibernetike me softuerë të cilët gërmojnë monedha kriptografike në fshehtësi po rritet.

Këto skema hakimi janë shtuar në muajt e fundit me rritjen e volumit të tregtimit të bitcoin dhe monedhave të tjera.

Versioni i infektuar i Browsealoud gërmonte për monedha Monero. Texthelp tha për The Register se kishte ndaluar operacionet duke ç’aktivizuar Browsealoud ndërsa hetimet kanë filluar. /PCWorld Albanian