Microsoft Lumia 950: ekran 5.2 inç, kamerë PureView 20MP, Windows 10

E publikuar: 06/10/2015 23:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë eventit të zhvilluar sot Microsoft prezantoi disa pajisje të reja. Një ndër to ishte edhe telefoni inteligjent Lumia 950. Pajisja Windows 10 Mobile vjen me ekran 5.2 inç me rezolucion QHD dhe panelin AMOLED.

Kamera e pasme është e njëjtë si tek Lumia 950XL, sensori PureView me rezolucion 20 megapikselë (1/2.4″) me gjeneratën e pestë të stabilizuesit optik të imazheve dhe optikët Carl Zeiss (f/1.9). Kamera mund të regjistrojë video me rezolucion 2016 pikselë. Telefoni ka edhe kamerë 5 megapikselë, por pa blic LED.

Microsoft Lumia 950.

Lumia 950 fuqizohet nga procesori Snapdragon 808 me ftohësin e lëngshëm dhe 3GB RAM. Telefoni vjen me vend për USB të tipit C dhe teknologjinë e furnizimit me energji nëpërmjet internetit me valë. Ai fuqizohet nga një bateri me kapacitet 3,000mAh.

Microsoft Lumia 950 do të dale në treg në muajin nëntor dhe do të shitet për 550 dollarë. Kompania ka krijuar edhe një version me dy vende për karta SIM.