Meshkuj, femrat e urrejnë nëse ju e rruani këtë pjesë të trupit…

E publikuar: 22/10/2016 21:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qesharak, i mençur, i gjatë, sy të bukur – qoftë nëse na pëlqen ta pranojmë apo jo, të gjithë i kemi preferencat tona të cilat do të donim t’i shikonim te partneri.
Dhe, përderisa shumica e meshkujve mendojnë se heqja e qimeve është diçka që i josh gratë, ata duhet të mendojnë më mirë pasi që gjysma e grave i “urrejnë” meshkujt që i heqin qimet e këmbëve.

Na vjen keq çiklistë, zhytës dhe sportistë në përgjithësi, por anketimi i kryer nga “Women’s Health” i ka pyetur gratë se çfarë mendojnë për meshkujt që i heqin qimet e këmbëve dhe 49.3 për qind e të anketuarave kanë thënë se kjo është një gjë e çuditshme.

28,8 për qind kanë thënë se preferojnë që meshkujt të kenë qime në këmbë, përderisa vetëm 22,2 për qind kanë thënë se i adhurojnë meshkujt me këmbë të pastra dhe pa qime. /Telegrafi/