Merret vendimi për Bogdanov, jo siç është pritur

E publikuar: 29/05/2015 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ivan Bogdanov është shpallur i pafajshëm nga Gjykata për pjesëmarrjen e tij në trazirat e shkaktuara gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd.

Gjykata e ka shpallur të pafajshëm huliganin serb Ivan Bogdanov për pjesëmarrjen e tij në trazirat që shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes kundër Serbisë, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.

Bogdanov nuk ka bërë asnjë shkelje, andaj akuza për nxitje të dhunës është hedhur poshtë, raportojnë mediat serbe, transmeton Lajmi.

Ndeshja u ndërpre në pjesën e parë pas hyrjes së tifozëve në fushë dhe sulmit ndaj futbollistëve shqiptarë.