Merkel: Azil, jo kujtdo që beson se n’Gjermani ka shans për punë!

E publikuar: 17/08/2015 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklarue se “ankthi i ekonomisë nuk asht nji arsye për azil”.

Gjatë nji interviste për televizionin gjerman ZDF, Merkel theksoi: “Nuk mund t’i japim azil çdo kujt që beson se këtu ka nji shans për punësim”

Kancelarja gjermane bani thirrje për nji zgjidhje europiane.

“Nji politikë e përbashkët europiane për azilkërkuesit menjiherë mbas shpetimit të Greqisë asht projekti tjetër i madh për Europën, ku duhet me tregue se jemi në gjendje me veprue së bashku”, tha ajo.

Simbas saj, duhet ba nji klasifikim i perbashkët i vendeve të sigurta t’origjinës.

Në Gjermani ka thanë ajo, ka ende debate nëse Bosnja dhe Hercevogina, Serbia dhe Shqipnia duhet me u klasifikue si vende të tilla.

Simbas saj, vendet e Ballkanit duhet me u bashkue në BE, nuk ka persekutim politik.

“Askush nuk duhet me krijue shpresa të kota”, tha ajo.

Merkel ka ba apel edhe për sigurinë, tue kritikue situatat me dhunë ndaj refugjateve.

Simbas saj, skena të tilla nuk janë fare të denja për Gjermaninë.