Mega-ofertë për Ronaldon

E publikuar: 27/03/2015 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester United është i gatshëm të paguajë 109 milionë euro për transferimin e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Reprezentuesi portugez kërkohet nga ish klubi i tij, që synon rikthimin e tij në Old Trafford, gjatë afatit kalimtar të verës, ka njoftuar tabloidi britanik “Daily Express”.

Përveç ofertës së majme, United i ka përgatitur Ronaldos pagë prej 14 milionë euro në stinor.