Më shumë femra në ICT: fuqizimi i grave në botën dixhitale

E publikuar: 09/03/2018 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

ICT është një sektor ku gjinia femërore është shumë pak e përfaqësuar dhe pagat janë më të ulëta se meshkujt. Sektori digjital ofron punë të kualifikuar, të mirë paguar, por nuk arrin të tërheqë dhe të punësojë shumë gra. Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) është një sektor në rritje që krijon 120,000 vende të reja pune çdo vit.

Në 2014 ajo përbënte 4.2% të prodhimit të brendshëm bruto të BE-së. Megjithatë, sipas statistikave të Komisionit Evropian, deri në vitin 2020, BE-së do ti mungojnë 900,000 punëtorë të kualifikuar për TIK. Gratë ende janë pak të përfaqësuara në këtë sektor: ato kanë më pak gjasa të studiojnë në këtë fushë dhe janë shumë më pak të përfaqësuara në tregun e punës së TIK.

Gratë përbënin vetëm 17.2% të 1.4 milion njerëzve që zgjodhën teknologjitë e informacionit dhe komunikimit në BE në 2015 dhe vetëm 16.7% e rreth 8.2 milionë të punësuar si specialistë të TIK në BE në 2016.

Situata është e njëjtë edhe në krahasim me industritë e tjera. Gratë marrin vetëm 19% të posteve menaxheriale në TIK, ndërsa mesatarja për sektorët e tjerë është 45%.

Fuqizimi i grave në sektorin e TIK është një nga temat më të diskutuara gjatë aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Parlamentin Europian. Në vitin 2016 eurodeputetët miratuan një rezolutë mbi barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në epokën digjitale.

Terry Reintke, autorja e rezolutës, tha: “Ne dëshironim të theksonim se ekziston një boshllëk gjinor brenda asaj që ne e quajmë revolucioni digjital dhe shumë shpesh gratë janë lënë jashtë. Ne dëshirojmë ta ndryshojmë këtë”. /CIO Albanian