‘Më mungon burri’, ish-gruaja e të ‘burgosurit simpatik’ shpërthen në lot kur flet për tradhtinë

E publikuar: 23/10/2017 18:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-gruaja e Jermey Meeks, Melissa ka shpërthyer në lot në emisionin ‘This Morning’ kur po fliste për ndarjen nga ‘ish i burgosuri më i pashëm në botë’.

38 vjeçarja u emocionua kur tregoi se burri i mungon ende por theksoi se nuk ka mundësi për një ribashkim të mundshëm të tyre.

“Ishte një burrë i mrekullueshëm. Sinqerisht, kur mendoj për të ende emocionohem. Është ende shumë e vështirë. Kishim së bashku një jetë të mirë”, theksoi ajo.