Më mirë dy vezë sot, se një pulë mot!

22.12.2018 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Më mirë dy vezë sot, se një pulë mot!

Nga Mero Baze

Pas gjashtë muaj mungese në Kuvend, opozita e rikthyer nga frika e djegies së mandateve, duhet ta gjente një arsye të fortë për t’u shpjeguar. Duhet së paku t’u tregonte qytetarëve, se mungesa ja kishte vlejtur, se ata patën një bilancin e tyre politik, këto gjashtë muaj.

Por bilanci mungoi… Si rrallë ndonjëherë, pas çdo bojkoti në Shqipëri, ky bojkot nuk pati as ndonjë gënjeshtër formale, siç ka pasur më parë. Fjala vjen, bojkoti i dy viteve më parë, u justifikua në kthim, me një projektligj që ja mbështeti shumica, rreth dekriminalizimit

Këtë radhë asgjë. Bile u futën aq fshehurazi në Kuvend, sa dukej sikur kishin hall sa ta kalonin atë kartën në tavolinë, që të mos u digjej mandati.

Në mungesë të bilancit për t’u kthyer, ata mund të gjenin arsye dhe në debatin në Kuvend. Mund të ngriheshin e të dëshmonin se kanë një arsye të madhe për bojkotin, por dhe një arsye po aq të madhe, për rikthimin.

Por në fakt, kryetari i opozitës u kthye në Kuvend me dy kokrra vezë në xhep. Kjo ishte e vetmja ide e tij.

Dhe ndryshe nga herët e tjera, risi e tij, ishte tek deputeti që ja ngarkoi detyrën për atentat. Ky tipi që i ka mbajtur gjithë jetën çantën Bashës, sot i mbajti vezët. Nuk di me sa e e ka motivuar, por ndoshta SPAK, që ngrihet pas dy muajsh, do të ketë në fokus dhe prishjen e provave më 21 janar, dhe sidomos atë më flagranten, fshirjen e serverit, ku tipi në fjalë ishte “ushtari i natës”. Sipas raportit të FBI-së, “nga këqyrja e serverit qëndror dhe ekspertimit të tij, është konstatuar se pamjet filmike të regjistruara gjatë 21 janarit 2011, fillimisht janë kopjuar dhe më pas janë fshirë. Fshirja rezulton se është bërë në orën 01:00 të datës 22 janar 2011, në momentin e riformatimit të serverit qendror. Dyshojmë, se ky veprim është kryer nga një ekspert i fushës së teknologjisë kompjuterike, inxhinier i IT-së”.

Nëse ky mendon se vezët në Kuvend, e shpëtojnë nga ky hetim, thjesht qenka më budalla se Luli, që ka përdorur panikun e tij, për ta heroizuar, që kur t’i dalë emri, të thonë “është ai i vezëve”.

Në foltoren e Kuvendit, Edi Ramën dhe këdo tjetër, mund ta qëllosh me gjithçka. Dhe me çizme, dhe me cellular, bile dhe me plumb, nëse i ikën kontrollit të Gardës.

Foltorja e Parlamentit nuk është një vend i mbrojtur me masa antiplumb, por një vend që e vetmja force, është fjala. Ai është një vend që shqiptarët ja kanë dhënë deputetëve, si një ishull lirie për të qenë të lirë të thonë dhe ato që nuk i thonë dot qytetarët, por jo të bëjnë dhe ato që nuk denjojnë t’i bëjnë as qytetarët.

Fakti që Lulzim Basha mendon se pas gjashtë muajve mungesash pa asnjë arsye në Kuvend, dy kokrra vezë e shpëtojnë atë nga përgjegjësia e bojkotit, tregon se bojkoti i opozitës, ka vetëm një arsye, dhe ajo ka të bëjë me shterpësinë e Lulzim Bashës dhe makthin e përballjes së tij në Kuvend.

Në vend që Kuvendi të bëhet një vend i pakëndshëm për shumicën, ku asaj mund t’i kërkojnë llogari për qeverisjen, Kuvendi është bërë një vend që fut në makth opozitën, dhe kërkon ta shmangë.

Opozita, e cila u kthe në Kuvend pasi u refuzua nga protestat studentore, pa me makth se si shoqëria ishte gati të duartrokiste mijëra djem e vajza studentë, dhe t’u kthente shpinën atyre. Sot ajo dëshmoi se është në panik nga frika e zëvendësimit të saj prej një opozite të re dhe mendon se suksesi i asaj opozitës tjetër, janë vezët. Ky është rasti ekstrem, kur në një shoqëri hibride si e jona, më e frikësuar është opozita që po humbet “pushtetin” e saj opozitar, se sa qeveria.

Dhe në vend që të ngjallë shpresë në Parlament, në vend që të ngjallë shpresë në shoqëri, në vend që të reflektojë diferencën, apo ndryshimin me qeverinë, bën të kundërtën e asaj çfarë rekomandon një fjalë e urtë popullore, për njerëzit që duhet të kenë një plan.

Kur populli të pyet në mënyrë retorike “më mirë një vezë sot, apo një pulë mot?”, Lulzim Basha përgjigjet prerë, “më mirë dy vezë sot…”.

Se e di që mot nuk e merr dot as pulën, të paktën të marrë dy vezët sot!

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Do t’i besoja hulumtuesit britanik, sikur…?!

Do t’i besoja hulumtuesit britanik, sikur…?!

Institucionet shtetërore duhet të gjejnë mënyrë për hapjen e dosjeve të të gjithë spiunëve

Institucionet shtetërore duhet të gjejnë mënyrë për hapjen e dosjeve të të gjithë spiunëve

Ta raportosh të vërtetën në Ballkan, të rrezikohet jeta!

Ta raportosh të vërtetën në Ballkan, të rrezikohet jeta!

Mirëmëngjesi shteti i kapur!

Mirëmëngjesi shteti i kapur!

Pse po sulmohen universitetet publike?

Pse po sulmohen universitetet publike?

Maniakët e shkencës thirrje asambleistëve në KK Prishtinë: votoni pro shkenës!

Maniakët e shkencës thirrje asambleistëve në KK Prishtinë: votoni pro shkenës!

Allishverishet PANA-PSD!

Allishverishet PANA-PSD!

Garantimi i Privatësisë si Mision Qytetar

Garantimi i Privatësisë si Mision Qytetar

Mësuesit kanë të drejtë!

Mësuesit kanë të drejtë!

“Talia e Flakës”, të hapet nga aktori më i vjetër i qytetit

“Talia e Flakës”, të hapet nga aktori më i vjetër i qytetit

Kosova, trampolina e re e BE-së për Rusinë pas BREXIT

Kosova, trampolina e re e BE-së për Rusinë pas BREXIT

Putini në Beograd – Asgjë e re nga aleanca e vjetër

Putini në Beograd – Asgjë e re nga aleanca e vjetër

“Nëse Serbia ia merr Kosovës një pjesë, pse pjesa e mbetur të mos bashkohet me Shqipërinë e Maqedoninë Perëndimore”

“Nëse Serbia ia merr Kosovës një pjesë, pse pjesa e mbetur të mos bashkohet me Shqipërinë e Maqedoninë Perëndimore”

LDK nuk duhet të marrë pjesë në ‘garën e pështymës’

LDK nuk duhet të marrë pjesë në ‘garën e pështymës’

Të reflektojmë mbi sjelljen e secilit pas luftës

Të reflektojmë mbi sjelljen e secilit pas luftës