Mbi 700,000 vajza dhe gra në burgje

E publikuar: 23/09/2015 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbi 700,000 vajza dhe gra ndodhen në burgje në gjithë botën, bën të ditur një raport i Institutit të Politikave Penale, me seli në Londër.

Sipas të njëjtit, numri është rritur për 50 përqind qysh në vitin 2000.

Vetëm tri vende – Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia – kanë gjysmën e numrit të të burgosurave në gjithë botën, thuhet në raport.

Raporti është bazuar në të dhënat nga 219 vende dhe territore të varura.

Po ashtu theksohet se numri i grave dhe vajzave të burgosura mund të jetë më i lartë, pasi disa vende nuk kanë dhënë shifra, ndërsa shifrat e Kinës nuk janë komplete.

Numrin më të vogël të grave në burg e kanë vendet afrikane./rel/