Mascherano pensionohet nga kombëtarja e Argjentinës pas humbjes nga Franca

E publikuar: 30/06/2018 18:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Javier Mascherano ka konfirmuar pensionimin nga futbolli i luajtur me kombëtaren e Argjentinës.

Argjentina ka humbur me rezultat të ngushtë 4-3 në trilerin ndaj Francës në 1/8-tën e Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Megjithatë, përveç humbje nga Franca, Argjentina ka humbur edhe një lojtar të madh nga kombëtarja e saj.

Është Mascherano, i cili ka konfirmuar pensionimin nga futbolli i luajtur me kombëtaren e tij, Albicelteste.

Javier Mascherano (Getty Images)

Mascherano, i cili ka luajtur në pozitën e qendërmbrojtësit dhe mesfushorit defensivë ka njoftuar vet largimin pas humbjes nga Franca.

Ndryshe, Mascherano është njëri ndër tre futbollistët me më së shumti paraqitje në histori të Argjentinës, pasi ka djersitur fanellën në plot 146 ndeshje.

Ky pensionim i lojtari vjen në moshën 34-vjeçare. /Telegrafi/