‘Martohen’ me trungjet e pemëve, për t’i mbrojtur nga prerjet (Foto)

E publikuar: 26/02/2018 21:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gratë në Meksikë nuk po duan më burra, pasi janë fokusuar te trungjet e pemëve. Dhëndurët e tyre nuk janë aspak komunikues, por të gjatë hijerëndë dhe bëjnë shumë për ta ndihmuar planetin.

Imazhet e shpërndara në internet, i tregojnë këto nuse, teksa përqafojnë trungjet, ndërsa japin betimin për devotshmëri të përjetshme, transmeton Telegrafi.

Gjatë ceremonisë u hodh edhe një buqetë me lule – të cilën e zuri një e re, nga ana e nuseve, pasi ata të dhëndrit nuk lëvizën.

“Trungjet nuk mund të lidhin martesë, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë nevojë për kujdes të përhershëm”, ka thënë një aktiviste e veshur si nuse, që u bë pjesë e fushatës. Në këtë formë, por kërkohet të mbrohet prerja ilegale e druve, që kohëve të fundit po zhvillohet në masë të madhe.

Oaxaca është një nga pesë shtetet meksikane, e dëmtuar më së shumti prej prerjeve ilegale dhe me këto ‘martesa’ po bëhen përpjekje për mbrojtje më të madhe.

“Martohu me një pemë” është quajtur fushata që filloi për ta nderuar Nënën Natyrë, për tu përdorur më vonë si shenj fatsjellëse për beqarët. Traditë e njëjtë është parë edhe në disa fise të Perusë. /Telegrafi/