Marine Le Pen përgëzon grekët për fitoren mbi “oligarkinë e BE-së”

E publikuar: 06/07/2015 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liderja e Frontit Nacional të ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen përgëzon grekët për rezultatet e para që nxorrën nga referendumi i mbajtur sot në Greqi.

Le Pen, lidere e anti-emigracionit, tha se rezultati i parashikuar është një fitore kundër “oligarikisë së Bashkimit Europian,” raporton Reuters, transmeton gazetablic.com

“Kjo ‘Jo’ nga populli grek, duhet të hapë një rrugë të re për një qasje më të shëndoshë. Vendet europiane duhet të përfitojnë nga kjo ngjarje dhe duhet të ulen në tavolinë e të bisedojnë rreth dështimit të euros dhe kursimeve, dhe të organizojnë shpërbërjen e sistemit të vetëm monetar, i cili sistem ka nevojë të ketë rritje reale përmes punësimit dhe reduktimit të borxheve,” tha ajo.

Sondazhet në Francë sugjerojnë që partia e Marine Le Pen, në zgjedhjet presidenciale, që priten të jenë në vitin 2017 në Francë, do të arrijë të jetë në balotazh, por gjasat janë që ajo edhe mund t’i fitojë zgjedhjet presidenciale.