Manovroi me sukses skejtbordin nëpër rrugë malore, lëvizi edhe me 110 kilometra në orë (Video)

E publikuar: 21/01/2019 15:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Josh Neuman ka manovruar me sukses skejtbordin, derisa lëvizte nëpër rrugët malore të Alpeve të Francës – lëvizi edhe me 110 kilometra në orë, duke tejkaluar veturat dhe motoçikletat.

Adoleshenti 19-vjeçar nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, e ka përfunduar këtë lëshim, pasi qëndroi për pesë javë në Evropë, transmeton Telegrafi.

Gjatë kësaj kohe, ai praktikoi lëshime nëpër brigjet e shumta të Alpeve, mes shkëmbinjve të thepisur dhe greminave të thella.

“Befasova edhe vetën, pasi nuk kam kaluar më se 71 kilometra në orë, derisa lëshohesha nëpër këto shtigje. Gjithçka ishte në favor timin” ka thënë Neuman.

Lëshimi nuk rekomandohet të provohet nga njerëz të tjerë nëpër rrugë të hapur, sepse me adoleshentin amerikan ishte edhe një ekip adekuat, që të intervenonte në çdo situatë. /Telegrafi/