Manovra e pazakontë me armë, zuri plumbin që i hodhi shoku dhe qëlloi shënjestrën (Video)

E publikuar: 20/11/2017 16:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjuajtësit me armë zjarri në një klub në Meryland të Shteteve të Bashkuara, kanë praktikuar një manovër të pazakontë, para tërheqjes së këmbëzës së revoles.

Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin, kur shoku i hedhë plumbin dhe ai e zë me pistoletë, për të qëlluar më pas shënjestrën, transmeton Telegrafi.

“Armët nuk janë lojë dhe nëse shkoni në ndonjë hapësirë të lejuar për qitje, thjeshtë mos e provoni këtë lojë të panevojshme”, është komenti që e shoqëron ngjarjen.

Njohësit e armëve, kanë thënë se nuk është e lehtë që predha të hyjë si duhet në atë hapësirë, ndërsa ky veprim është praktikuar disa herë derisa u krye me sukses. /Telegrafi/