Makina i gris fustanin, nusja “shpërthen” në nerva

E publikuar: 17/10/2016 18:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asaj padyshim i janë dashur orë të tëra për të zgjedhur fustanin perfekt për dasmën e ëndrrave.

Por dita e madhe për këtë nuse është shkatërruar, kur makina i tërhoqi dhe i grisi fustanin, teksa ajo qëndronte pranë automjetit ndërkohë që pozonte për fotografët me dhëndrin.

Video e filmuar në Ufa të Rusisë tregon se si e sapomartuara shpërthen në nerva pasi incidenti i zbulon getat e bardha që kishte poshtë fustanit.

Klipi është bërë viral, por disa përdorues online mendojnë se skena është e sajuar.

https://youtu.be/rTJF7xkCNqA