Majmuni mban lart të voglin, njëjtë sikur në skenën e famshme nga filmi i animuar (Foto)

E publikuar: 20/10/2018 19:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dafan Ben Nun ishte për shëtitje në Zimbabve, kur pa një moment shumë të rrallë, që ngjante sikur skena nga filmi i animuar “Mbreti Luan”.

Një majmun e kishte kapur të voglin dhe e mbante lartë, sikurse bënte babuni Rafiki, duke mbajtur luanin e vogël Stmba, që ta shohin të gjithë, në skenën e famshme të filmit të vitit 1994, transmeton Telegrafi.

“Dëshiroja të shihja si jetojnë banorët e asaj zone, kafshën dhe ambientin e egër, por pashë më shumë se që prisja” ka thënë Nun, e cila arriti ta shkrepte fotografinë.

Skena në botën reale

Sipas saj, ata qëndruan në atë pozicion për pak sekonda, ndërsa vazhduan sërish rutinën e tyre të përditshme.

Njohësit e botës së kafshëve, nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim se çfarë ishte ai pozicion, vetëm se mendojnë se majmuni i rritur po e ruante të voglin nga ndonjë rrezik i momentit. /Telegrafi/