Macja reagoi më se e habitur, derisa shikonte në televizion një dokumentar me kafshë (Video)

E publikuar: 13/02/2019 01:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derisa shikonte në televizion një dokumentar kafshësh, një mace reagoi më se e habitur, kur shihte skenën me disa luanë që hanin prenë e sapo zënë.

Pronarja nga Kina, ka shfrytëzuar reflektimin në pasqyrë, që të filmoi mënyrën se si shikonte kafsha saj shtëpiake, transmeton Telegrafi.

“Janë kushërinj të largët, por që kanë ndryshuar shumë në kohë. Macet e mëdha të xhunglës, janë shumë më të frikshme” ka shkruar pronarja në pamjet e shpërndara.

E rritur gjithnjë në shtëpi dhe larg kafshëve të egra, macja dukej sikur nuk po besonte se çfarë ndodhë në ambientin e jashtëm. /Telegrafi/