Lyft ngriti një investim prej 1 miliard dollarësh nga Alphabet

E publikuar: 19/10/2017 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rivali kryesor i Uber, Lyft, ngriti një investim prej 1 miliard dollarësh ditën e Enjte duke vlerësuar kompaninë me 11 miliard dollar.

Ky raund investimesh udhëhiqej nga fondi CapitalG i Alphabet-Google ndërsa partneri i tyre David Lawee do ti bashkohet bordit drejtues si pjesë e transaksionit.

Lyft ndau lajmin në blogun zyrtar duke thënë se kishte realizuar mbi 500 milion udhëtime dhe zgjeruar aktivitetin në mbarë Shtetet e Bashkuara.

Lyft ngriti 500 milion dollar në Prill të këtij viti nga disa partnerë të rinj dhe fondi i pensionistëve në Kanada.

Më pas nuk vonuan spekulimet se kompania ishte pranë një tjetër investimi prej 1 miliard dollar duke pjesë ishte edhe vetë Google.

Fondi investues i Alphabet-Google ka financuar edhe tek Uber duke e bërë situatën edhe më interesante. Megjithatë marrëdhëniet mes Google dhe Uber janë dëmtuar rëndë pasi divizioni i makinave me sistem vetëdrejtimi Waymo paditi Uber në gjykatë për teknologjinë LiDAR.

Edhe Lyft ka pasur bashkëpunime me Waymo ku në maj zbuluan aleancën e tyre për teknologjitë e makinave autonome. /PCWorld Albanian