Lulzim Kabashi: Do të jem në balotazh me Totajn, PDK po bën presion në Prizren

E publikuar: 18/10/2017 15:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i AAK’së për Kryetar të Prizrenit Lulzim Kabashi po e akuzon Partinë Demokratike të Kosovës se po bën presion për të marrë sërish pushtetin në qytetin e vjetër.

Megjithëkëtë, të këtij qyteti ka thënë se në balotazh do të shkojë pikërisht me kandidatin e PDK’së, Shaqir Totaj.

Në intervistën për Komitet, Kabashi ka thënë se nëse bëhet Kryetar do t’i punësojë të paktën 5 mijë qytetarë. Ka premtuar, se, do t’i zgjidh edhe problemet e trashëguara prej pasluftës. Ka premtuar se më nuk do të derdhen ujërat e zeza në Lumbardh.

Në këtë intervistë, Kabashi ka folur edhe për Dokufestin, për procesin gjyqësor ndaj Ramadan Mujës, për injorimin e Prizrenit nga ana e Qeverisë, për ndarjen e mjeteve për lehonat etj.

Kabashi përgjigjet edhe në këto pyetje? Pse po shkatërrohet qendra historike në Prizren dhe cila është zgjidhja që ofroni ju? Qysh planifikon të ndalojë ndotjen e Lumbardhit? Pse nuk janë funksionalizuar dy zonat industriale? Qysh do të punësohen pesë mijë persona? Sa para do t’i ndajë për DOKUFEST’in? Etj.