Luana e merr seriozisht! Punon gjithë ditën e dielë për…

E publikuar: 23/10/2017 02:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndonëse bukuroshja ende nuk e ka bërë të ditur për çfarë bëhet fjalë dhe se gjasat janë që emisioni të nisë të shtunën e kësaj jave që vjen, duket se bukuroshja ka vendosur që të punojë 7 ditë në javë pa pushim. 

Ajo ka publikuar gjatë ditës së sotme foto dhe video nga xhirimet për emisionin e ri, ndërkohë që shfaqet e veshur me një fustan të zi mjaft elegant në një ambient e rrethuar me libra. 

Më tepër se kaq dhe faktit që do të vijë emisioni së shpejti, Luana nuk ka treguar. 

Përmes këtyre postimeve ajo vetëm sa u ka shtuar më tepër kureshtjen ndjekësve të saj për këtë nisëm të re mediatike, që pritet të “sfidojë” të shtunave në darkë, emisionin e komedianit Ermal Mamaqi në Tv Klan, “Xing me Ermalin”./Gazeta Express/