Lluka: Zvogëlimi i rrogave në Telekomin e Kosovës – emergjencë për shpëtimin e tij

04.05.2018 19:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lluka: Zvogëlimi i rrogave në Telekomin e Kosovës – emergjencë për shpëtimin e tij

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës që ishte paraparë të mbahej sot ka dështuar. Kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar se nuk ka pasur kuorum për të vazhduar mbledhjen.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se mbledhjet e Qeverisë ndonjëherë mund edhe të dështojnë.

“Është e kuptueshme deridiku… Kjo Qeveri mban takime më shumë se një herë në javë dhe nuk ka orar të caktuar, përpos mbledhjes standarde të Qeverisë që është një herë në javë”.

“Ka edhe takime ad-hoc për arsye se ka shumë aktivitete të ndryshme. Mbledhja e sotme ishte takim i thirrur dje për sot, ka pas edhe planifikime të ndryshme, disa ndoshta kanë qenë në udhëtime”.

Kryeministri Haradinaj ka deklaruar se nëse vazhdon kjo sjellje do të kërkojë që ministrat që bëjnë mungesa të paarsyeshme të lirohen nga detyra.

“Ajo çfarë tha kryeministri vlen, por vlen vetëm për raste kur nuk ka arsyetim për mungesë. Të dështojë një takim i Qeverisë nuk është diçka e këndshme”.

Por, Lluka në Klan Kosova ka mohuar se arsyeja për dështimin e mbledhjes së Qeverisë ishte vendimi i kryeministrit për uljen e pagave të punëtorëve të Telekomit të Kosovës.

“Jam i sigurt që kjo çështje nuk ka qenë pikë e rendit të ditës. Pikat e tilla janë të ndjeshme dhe shumë me rëndësi”.

“Nuk guxon të futet kjo pikë tek kategoria ‘Të ndryshme” dhe të vijë si surprizë, duhet të informohen ministrat në mënyrë zyrtare”.

Ai ka komentuar edhe uljen e mundshme të pagave të punëtorëve të Telekomit të Kosovës.

“Jemi duke punuar në atë aspekt, janë diskutuar masat emergjente për shpëtimin e Telekomit”.

“Është koordinim i punëve që po bëhen për të mirën e Telekomit – ulja e shpenzimeve administrative, pagat, qiratë, shpenzimet e mirëmbajtjes dhe aty ku ka hapësirë për përmirësim”.

Lluka ka thënë se nuk qëndrojnë spekulimet se pagat në Telekom do të ulen për 40%.

“Nuk është e vërtetë, është spekulim”.

“Janë propozime që vijnë në Ministri. Planifikoj që javën tjetër të thirret Komiteti Ndërministror që i shqyrton këto masa si planet afatshkurtra dhe afatmesme për shpëtimin e Telekomit dhe më pas i propozon Qeverisë për të vepruar tutje”.

“Këto masa jo që janë të domosdoshme, por janë të vetmet të mundshme që mund ta shpëtojnë Telekomin”.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haradinaj: Raporte më të mira kemi me Kinën sesa me Bosnjën

Haradinaj: Raporte më të mira kemi me Kinën sesa me Bosnjën

Kremlini: Krimea nuk është temë e bisedimeve Trump-Putin

Kremlini: Krimea nuk është temë e bisedimeve Trump-Putin

VV kundërshton udhëheqjen e dialogut nga Thaçi, paralajmëron protesta

VV kundërshton udhëheqjen e dialogut nga Thaçi, paralajmëron protesta

Sindikatat paralajmërojnë greva, të pakënaqura me projektligjin për pagat

Sindikatat paralajmërojnë greva, të pakënaqura me projektligjin për pagat

Ramadani: Presioni i Beogradit ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së, i papranueshëm

Ramadani: Presioni i Beogradit ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së, i papranueshëm

Hahn i thotë Serbisë se Kosova s’është pengesa e saj e vetme drejt BE’së

Hahn i thotë Serbisë se Kosova s’është pengesa e saj e vetme drejt BE’së

Komuna e Shpend Ahmetit kërkon ndihmën e Policisë për karrigen e NPB-së

Komuna e Shpend Ahmetit kërkon ndihmën e Policisë për karrigen e NPB-së

Isufi për dialogun me Serbinë: Opozita t’i shpreh shqetësimet në tryezë të bisedimeve

Isufi për dialogun me Serbinë: Opozita t’i shpreh shqetësimet në tryezë të bisedimeve

Krasniqi – opozitës: Nëse i frikësoheni Presidentit, shkoni vetë në Bruksel

Krasniqi – opozitës: Nëse i frikësoheni Presidentit, shkoni vetë në Bruksel

Haradinaj premton kujdes institucional për delegatët e 2 Korrikut

Haradinaj premton kujdes institucional për delegatët e 2 Korrikut

Kosova pranon raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit

Kosova pranon raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit

Tetë pjesëtarë serbë të FSK-së ofrojnë dorëheqje, shkak presioni nga Beogradi zyrtar

Tetë pjesëtarë serbë të FSK-së ofrojnë dorëheqje, shkak presioni nga Beogradi zyrtar

Rrustem Berisha i bindet Haradinajt, pagat me rritje i refuzuan vetëm tre ministrat e PDK-së

Rrustem Berisha i bindet Haradinajt, pagat me rritje i refuzuan vetëm tre ministrat e PDK-së

Reshitaj përmbyllë vizitën në Vietnam

Reshitaj përmbyllë vizitën në Vietnam

Gashi: Do të përmbushim të gjitha detyrimet tona për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Gashi: Do të përmbushim të gjitha detyrimet tona për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Plagoset një person në Prizren

Plagoset një person në Prizren