Lluka dhe Matthew Palmer i DASH -it, diskutojnë për progresin e zhvillimin ekonomik të Kosovës

13.10.2017 10:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lluka dhe  Matthew Palmer i DASH -it, diskutojnë për progresin e zhvillimin ekonomik të Kosovës

Gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ku po merr pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, është takuar me Matthew Palmer, Drejtor i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, raporton infosot.

Lluka dhe Palmer kanë biseduar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, me theks të veçantë, progresin e zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Ministri Lluka shfrytëzoi rastin të informojë Palmer me ecurinë e projekteve që financohen nga shteti amerikan, Banka Botërore dhe FMN.

Po ashtu gjatë takimit është biseduar edhe për projektet të cilat priten të mbështeten nga Shtete e Bashkuara të Amerikës përmes Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC).

Palmer e uroi ministrin Lluka për pozitën e re dhe për të arriturat e Kosovës në fushën ekonomike si dhe premtoi mbështetjen e plotë të Departamentit të Shtetit në çështjet që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ministri Lluka gjatë qëndrimit të tij në Uashington pritet të takojë zyrtarë tjerë të lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, udhëheqës të ekzekutivit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe përfaqësues të institucioneve tjera relevante që ndërlidhën me projektet e zhvillimit ekonomik të vendit.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Bullgaria e gatshme ta thellojë bashkëpunimin me Qeverinë Haradinaj

Bullgaria e gatshme ta thellojë bashkëpunimin me Qeverinë Haradinaj

Përmendja e Prishtinës në dosjen “Habilaj”, flet Policia e Kosovës

Përmendja e Prishtinës në dosjen “Habilaj”, flet Policia e Kosovës

Çlirimi i qytetit të Rakës dhe e ardhmja e banorëve të tij

Çlirimi i qytetit të Rakës dhe e ardhmja e banorëve të tij

Hoxhaj për Reuters: Tepër shqetësues glorifikimi i kriminelëve të luftës nga ana e Serbisë

Hoxhaj për Reuters: Tepër shqetësues glorifikimi i kriminelëve të luftës nga ana e Serbisë

Arrestohen në Greqi dy agjentë maqedonas rreth aferës së përgjimit

Arrestohen në Greqi dy agjentë maqedonas rreth aferës së përgjimit

Tahiri falënderon Norvegjinë për mbështetje financiare në projektin e digjitalizimit të sistemit prokurorial

Tahiri falënderon Norvegjinë për mbështetje financiare në projektin e digjitalizimit të sistemit prokurorial

Haradinaj: Nënë Tereza do të jetë gjithnjë frymëzuese për njerëzit e mirë

Haradinaj: Nënë Tereza do të jetë gjithnjë frymëzuese për njerëzit e mirë

Apostolova e kënaqur me zhvillimet pozitive të arritura në sektorin financiar

Apostolova e kënaqur me zhvillimet pozitive të arritura në sektorin financiar

Ministri Ismaili: Nga viti 2018 s’do të ketë asnjë mjek të papunë

Ministri Ismaili: Nga viti 2018 s’do të ketë asnjë mjek të papunë

MBPZHR-ja dhe Rrjeti i Grave diskutuan masat buxhetore për bujqësi dhe zhvillim rural

MBPZHR-ja dhe Rrjeti i Grave diskutuan masat buxhetore për bujqësi dhe zhvillim rural

Votojnë emigrantët

Votojnë emigrantët

Flet Saimir Tahiri:Nuk keni parë gjë akoma

Flet Saimir Tahiri:Nuk keni parë gjë akoma

Gjuriq:Veriu që nga nesër me gjykatë dhe prokurori me shumicë serbe

Gjuriq:Veriu që nga nesër me gjykatë dhe prokurori me shumicë serbe

Në orën 19:00 i hiqet imuniteti Saimir Tahirit?

Në orën 19:00 i hiqet imuniteti Saimir Tahirit?

Sekuestrohen në Itali 2 ton marijuanë, prangoset shqiptari nga Vlora

Sekuestrohen në Itali 2 ton marijuanë, prangoset shqiptari nga Vlora

Arrestimi i Saimir Tahirit, dy dokumente sekrete erdhën mbrëmë nga Italia

Arrestimi i Saimir Tahirit, dy dokumente sekrete erdhën mbrëmë nga Italia