Lladrovci viziton kompaninë e suskeshme të Bucollëve në Gjermani, i fton të investojnë në Kosov

E publikuar: 17/05/2019 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë vizitës së fundit në Gjermani ka vizituar edhe kompani të cilat udhëhiqen nga Diaspora, me ç’rast ju ka bërë ftesë që të investojnë edhe në vendlindje. Një vizite të tillë Lladrovci e realizoi në kompaninë e njohur në Stuttgart, SGN-BAU BUCOLLI.

Presidenti i kompanis SGN-BAU BUCOLLI, Albert Bucolli, bashkë me stafin e tij e mirëpriti kryetarin Lladrovci me bashkëpuntor dhe njëherit delegacionin e njoftoi për planet, projektet dhe objektivat e kësaj kompanie por edhe me sfidat që perballen gjate ekzekutimit të projekteve. “E çmoj jashtëzakonisht lart interesimin e z Lladrovci dhe gadiahmerinë e tij në përkrahjen e kompanive nga diaspora“ theksoi ndër të tjera Bucolli. Më tej Bucolli tha se shembulli i Lladrovcit duhet të ndiqet edhe nga liderët e tjerë Kosovar.

[social link=”” icon=”62218″]

Nga ana tjetër, Lladrovci tha se është fasionuar me arritjet e kësaj kompanie e cila udhëhiqet nga vllezërit Bucolli nga Pokleku i Drenasit. Me këtë rast, Kryetari Lladrovci i bëri ftesë kompanisë SGN-BAU BUCOLLI që projekte të tilla ti sjellin edhe në vendlindje, respektivisht në komunën e Drenasit. Për më tepër, Lladrovci tha se do të angazhohet maksimalisht për të siguruar gjithë infrastrukturën ligjore për të gjithë investitorët e huaj e me theks të veqant bizneseve nga diaspora në mënyrë që të kenë investime të sigurta në komunën që ai drejton.
Me këtë rast, Presidenti i SGN-BAU BUCOLLI, Albert Bucolli, realizoi takime edhe me Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, i cili vjen nga Grupi i Partisë Popullore Evropiane (Kristian Demokratët) për rrethinën e Stuttgartit të Gjermanisë, me kryetarin e Gerlingenit, Georg Brenner dhe zyrtar të tjerë nga rrethina e Stuttgartit. Në këto takime përveq projekteve të realizuara nga SGN-BAU BUCOLLI, gjithashtu diskutuam edhe për kontributin e vazhdueshëm të shtetit Gjerman për të ardhmen e Kosovës Evropiane, me ç’rast u dakorduam që në këtë drejtim nuk duhet te mungojë edhe kontributi i gjithë qytetarëve si në Kosovë ashtu edhe në Diaspor.
SGN-BAU BUCOLLI, është një ndër kompanit e njohura ndërtimorë e cila operon për afër dy dekada me shumë suksese në Stuttgart dhe rrethinë, përveq realizimit të suksesshëm të projekteve te shumta, kjo kompani njihet edhe për përkrahjen e komunitetit në rrethinën ku operon. SGN-BAU Bucolli, është në pronësi të vllezërve Albert, Arianit dhe Taulant Bucolli nga Pokleku i Drenasit.