Libi, sulmi ndaj komisionit zgjedhor shkakton 12 viktima

E publikuar: 02/05/2018 20:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarët në Libi thonë se një sulm ndaj komisionit zgjedhor të vendit në kryeqytetin Tripoli ka shkaktuar të paktën 12 të vrarë.

Të paktën njëri prej sulmuesve hodhi veten në erë brenda në ndërtesë, ndërsa militantë të tjerë hynë atje me forcë.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi Shteti Islamik.

Libia ka qenë në kaos që nga viti 2011, kur u rrëzua nga pushteti dhe më pas u vra diktatori shumëvjeçar Moammar Gadhafi.

Vendi tani është i përçarë në mes qeverive rivale, secila prej tyre me mbështetjen e grupeve milicore.

Në kryeqytetin Tripoli është vendosur një administratë e njohur nga ndërkombëtarët.

Pasiguria në Libi i ka hapur derën grupeve terroriste, si ISIS, për ngritjen atje të kampeve të tyre.