Li-Fi 100 herë më e shpejtë se Wi-Fi

E publikuar: 25/11/2015 19:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Li-Fi, një alternativë shumë më e shpejtë sesa Wi-Fi, është testuar se mund të dërgojë të dhëna deri në 1 gigabajt për sekondë.

Në këtë shpejtësi, 100 herë më të shpejtë sesa teknologjitë e Wi-Fi, një film “high-definition” mund të shkarkohet për pak sekonda.

Në një test të kryer nga estonezi Velmenni, teknologjia ishte instaluar nëpër zyre dhe në ambiente industriale në Tallinn, transmeton Koha.net.

Li-Fi përdor dritën për të shkëmbyer informacione përmes ajrit. Duke shkruar për përdorimin e kësaj teknologjie, Sophie Curtis nga The Telegraph, ka shkruar: “Drita tashmë është përdorur për transmetimin e të dhënave përmes teknologjisë së rrjetit me fibra optike”.

“Sidoqoftë, transmetimi i informacioneve përmes dritës në ajër është më i vështirë, sepse nuk ka ndonjë ‘tunel drite’ për të përçuar sinjalet aty ku duhet”, ka shtuar ajo.