Lëshohet me parashutë nga 160 metra lartësi, për të shpëtuar shokun e lënduar (Video)

E publikuar: 03/12/2017 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një parashutist nga Essex i Anglisë është lëshuar nga shkëmbi i lartë 160 metra, për të shpëtuar shokun që kishte humbur kontrollin pasi ishte lëshuar me kostumin fluturues.

Meqenëse viktima ishte i palëvizshëm shkaku i thyerjes së disa eshtrave, miku tij, që është infermier ka shkuar pranë tij që ta bëjë gati për ngjitjen në helikopter, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, tregon vetëm momentin e kërcimit për t’i shkuar në ndihmë, ndërsa mësohet se pranë të lënduarit kanë shkuar mbrojtësit e rendit me helikopter. /Telegrafi/