Leonora Jakupi: Nuk dua t’i lodhi njerëzit me “ja kush jam unë”

E publikuar: 11/02/2016 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Leonora Jakupi është personazh publik që shihet shumë rrallë jashtë skenës muzikore. Dihet, po ashtu, shumë fansa kanë qejf ta shohin Leonorën “live”, por ja që ikonën e bukurisë e të muzikës shqiptare rrallë apo hiç mund ta takosh në rrugë apo në pube, ku edhe rrinë kolegët e saj, fytyrat publike, shkruan “Kosovarja”.

Ajo sikur lë përshtypjen se është femër e tërhequr, madje edhe me intervista në media. Por, Leonora e mohon këtë. Arsyetohet me këto fjalë: “Mendoj se njeriu duhet të dalë kur ka diçka për të thënë. Unë nuk dua të dal vend e pavend, vetëm pse duhet të dal. Shpesh, gazetarët nxjerrin gjëra edhe pa i ditur ti. Krijohen skenarë a tituj që janë abuzivë në një farë mënyre. Unë nuk jam nga ato që dua të dal ditë e përditë dhe t’i lodhi njerëzit me “ja kush jam unë”. Njeriu del kur ka për të thënë diçka të re, merr kënaqësinë dhe nuk i lodhë ata që e lexojnë apo e dëgjojnë.