Ledri Vula kryeson në ‘The Top List

E publikuar: 22/05/2017 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“U harrum” titullohet publikimi më i ri i Ledri Vules, i cili ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm, duke marrë kreun e klasifikimit të “The Top List”.

Ndërkohë që kjo është java e parë që “U harrum” është pjesë e listës, ajo ka mundur të mposhtë projektet e mëparshme muzikore, duke qëndruar në krye të listës së “Top Awards”.

Artisti është pjesë e renditjes edhe me 3 projekte të tjera muzikore, të cilat këtë javë janë votuar mjaftueshëm nga publiku, duke u ngjitur sa më në majë të listës.

“Krejt shokt e mi”, bashkëpunimi i Ledrit me Lumi B, i cili ka 13 javë që qëndron në listë, për këtë javë është ngjitur me 2 pozicione, duke zënë vendin e 19-të. Ndërsa “Pablo” i Ledrit, Lumi B, Gjikos, dhe Skerdit gjatë kësaj jave është ngjitur me 7 pozicione, duke u renditur në vendin e 25-të. Një sukses të madh vazhdon të ketë “A jena mira”, e cila për 30 javë nuk ka mundur të mposhtet, ku falë votave të publikut, këtë javë pozicionohet në vendin e 27-të, duke u ngjitur me 2 pozicione.

3 vendet e para janë komplet ndryshe nga java e kaluar, ku përvec Ledrit, Stanaj ka zënë vendin e dytë me suksesin e tij “Romantic” ndërsa super sukses ka korrur kënga e Besës dhe Elinel, e cila u prezantua për herë të parë në “The Voice”. Që në javën e parë të klasifikimit, ajo ka zënë vendin e tretë.

“Sweet Cruelty” e Kachinari është votuar shumë nga fansat e artistit, duke bërë që ai të ngjitet me 40 pozicione këtë javë, duke zënë vendin e 10-të.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, 7 të tilla i janë shtuar listës së 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, ku disa prej tyre janë pozicionuar mjaft mirë.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 75:

Ledri Vula – U harrum
Stanaj – Romantic (NOTD Remix)
Besa ft. Elinel – Mos m’le me ra
Alban Skenderaj ft. Dalool – 1000 Premtime
Samanta ft. 2ton – Bashk’
Andrra – Paline
Alban Skenderaj, Besa, Rona Nishliu, Xuxi – Kthehu (BB Poqi Cover)
Blunt & Real – Pare si Thaci, Pare si Rama
Besa – Kokeforte
Kachinari – Sweet Cruelty
Capital T – Uno
Blunt & Real – Suzi
Butrint Imeri – Vec per mu
Shpat Deda – Ninulle
Butrin Imeri – Monalisa
NRG Band – Balkanbooty
Baby G – Enough
Gent Fatali ft. Lazy – Balerina
Ledri Vula ft. Lumi B – Krejt Shoket e mi
Inaktiv – Entertain us
Andrra – Kalle Llamen
Ronela Hajati – Mos Ik
Renis Gjoka – Sot
Majk ft. Onat – Le t’xhelozojn
Ledri Vula, Lumi B, Gjiko, Skerdi – Pablo (Lock Doh Remix)
Kida – Anderr
Ledri Vula – A jena mire
Alban Skenderaj – Dikur
Gjiko – Yjet Nalt
Era Istrefi ft. Felix Snow – Redrum
Alban Skenderaj – Stoli i Trendafilave
Majk – Kcen
Elgit Doda – Asaj
Elvana Gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
Dhurata Dora ft. Dj Geek – Ayo
Ermal Fejzullahu ft. Nora Istrefi – Hije
Skivi – Llafi
Dafina – Four Season
Argjentina Ramosaj – Pse
Estto – Per cdo nate
Sergio HD ft. LuiDaVillian – My Drug
Ylli LImani – Ke pi sonte shume
Kanita – Don’t let me go (Gon Haziri Remix) (reentry)
Fifi ft. Eri Dee- Dope
Aldo Simoni – Qeshu Lule
Lind Islami – Blla Blla
Kris – Rratha
Enxhi Nasufi – JOJO
Blla Blla Blla.. – Kaloi
Rino – Lamtumire