LB Qeverinë Haradinaj e vlerëson të papërgjegjshme

13.06.2018 10:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
LB Qeverinë Haradinaj e vlerëson të papërgjegjshme

Dje Qeveria e Republikës së Kosovës procedoi implementimin e rritjes së pagave, kryesisht për stafin politik, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendimin e Qeverisë nuk e konsideronte jokushtetues.

Edhe kësaj radhe, ky veprim i Qeverisë ka shqetësuar opinionin publik dhe ka dëshmuar për një qasje arrogante që ka kjo qeveri në të gjitha drejtimet, thuhet në reagimin e Lëvizjes për Bashkim.

Lëvizja për Bashkim konsideron se qeveria, para se të vendoste për zbatimin e këtij vendimi, do të duhej të reflektonte lidhur me reagimin e opinionit publik për këtë çështje. Ajo, së paku, nuk do të duhej të ndërmerrte këtë hap para se ta draftonte Ligjin për Qeverinë në të cilin do të kufizohej numri i ministrave, këshilltarëve e sidomos zëvendësministrave. Mos të harrojmë se kjo qeveri, në mënyrën më të papërgjegjshme, ka shtuar në rreth 80 numrin e zëvendësministrave, të cilët përveç barrës financiare janë edhe pengesë në efikasitetin e punës së ministrive. Gjithashtu, do të duhej të pritej edhe miratimi i Ligjit për Pagat që është në procedurë, i cili do të vendoste bazat edhe për pagat e stafit politik.

Për Lëvizjen për Bashkim është e papranueshme se si Qeveria Haradinaj vendosi t’i rrisë pagat mbi nivelin e pagave të rajonit dhe në shpërputhje të plotë me situatën socio-ekonomike të vendit. Kjo qeveri po vazhdon të tregohet tërësisht e papërgjegjshme ndaj parasë publike dhe njëkohësisht po vazhdon të shpërblejë militantët partiak me poste zëvendësministrash, duke abuzuar kështu me buxhetin e shtetit. Fatkeqësisht, puna e deritashme e kësaj qeverie nuk na jep shpresë dhe arsye për të besuar se këto paga dhe këto shpërblime do të përkthehen në rezultate. Përkundrazi, sa më shumë të stimulohet keqqeverisja aq më të rënda do të jenë pasojat për vendin, përfundon reagimi.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Edhe Pacolli u bashkohet lutjeve për djalin e Halil Kastratit

Edhe Pacolli u bashkohet lutjeve për djalin e Halil Kastratit

Kërcen nga banesa në Mitrovicë, viktima po lufton me jetën në spital

Kërcen nga banesa në Mitrovicë, viktima po lufton me jetën në spital

Limaj: Dialogu i së dielës, vetëm takim i radhës i Thaçit me Vuçiqin

Limaj: Dialogu i së dielës, vetëm takim i radhës i Thaçit me Vuçiqin

McAllister: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet e Brukselit

McAllister: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet e Brukselit

FIFA dënon Serbinë me 10 mijë franga

FIFA dënon Serbinë me 10 mijë franga

Veton Surroi jep një lajm të keq: S’ka viza sivjet

Veton Surroi jep një lajm të keq: S’ka viza sivjet

Nesër nis stina e verës

Nesër nis stina e verës

Xhabir Zharku: U largova nga drejtësia për shkak të padrejtësisë

Xhabir Zharku: U largova nga drejtësia për shkak të padrejtësisë

“E djathta ekstreme nuk do ta zhbëjë BE-në, por ta kontrollojë siç është”

“E djathta ekstreme nuk do ta zhbëjë BE-në, por ta kontrollojë siç është”

Indonesi, fundosja e tragetit, 190 të zhdukur

Indonesi, fundosja e tragetit, 190 të zhdukur

Gjykata merr vendim për Dibran Hoxhën

Gjykata merr vendim për Dibran Hoxhën

Për vdekjen e nënës, familja gjilanase fajëson autoambulancën

Për vdekjen e nënës, familja gjilanase fajëson autoambulancën

Delawie optimist: Ky është viti i suksesit në dialog me Serbinë

Delawie optimist: Ky është viti i suksesit në dialog me Serbinë

Zhdukjet e mistershme të foshnjave kosovare në vitet e 70-ta, flasin familjarët

Zhdukjet e mistershme të foshnjave kosovare në vitet e 70-ta, flasin familjarët

Kim Jong Un mbyll vizitën në Kinë

Kim Jong Un mbyll vizitën në Kinë

Pse BQK nuk publikon emrat e bankave të dënuara që kanë dëmtuar 10 mijë klientë (Video)

Pse BQK nuk publikon emrat e bankave të dënuara që kanë dëmtuar 10 mijë klientë (Video)