Lauka: Rama s’është lider, është një udhëheqës pragmatik dhe demagog

E publikuar: 27/06/2017 00:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka ka thënë se Edi Rama i fitoi zgjedhjet në Shqipëri pasi demagogjia e tij u shit më mirë se ajo e Lulzim Bashës të PD-së.

“Rama Më jepni 71 vota që ta kem timonin, por ai ka 73 dhe mund të shkojë në 74. E sigurt ai do të krijojë qeverinë vetë”, ka thënë Lauka, njofton Klan Kosova.

Lauka madje ka thënë se Rama nuk është lider i vërtetë dhe se ka thënë që ata mungojnë në Shqipëri.

“Ai është një udhëheqës pragmatist dhe do të thosha që demagog padiskutim”, ka pohuar Lauka.

“Në këto zgjedhje u shit më mirë se demagogjia e tij sesa e Lul Bashës”.

“Politikanët luftojnë për pushtet politik siç lufton tregtari për mall, bankieri për para. Rama përdori demagogjinë dhe pati sukses, fitoi”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se nuk mund ta quaj lider një demagog si Rama.

“Në Shqipëri s’kemi liderë, kemi udhëheqës. Ai ka deklaruar se s’ka patentë shofer, si do ta drejtojë Shqipërinë”, ka shtuar Lauka.