Lansohet projekti i paketimit të mjaltës, nga shoqata Down Syndrome Kosova

E publikuar: 29/05/2015 17:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot me rastin e evenimentit solemn të lansimit të projektit të paketimit të mjaltës, nga shoqata Down Syndrome Kosova, Zv. Ministrja Rita Hajzeraj – Beqaj theksoi që, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është e vendosur të përkrahë këtë organizatë dhe organizatat tjera që merren me gurpet e margjinalizuara.

Me këtë rast, Zv. Rita Hajzeraj- Beqaj përmendi se punësimi i pjesëtareve të Down Syndrom Kosova, është prioritet i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Sipas znj. Hajzeraj, punësimi për pjesëtarët e Down Syndrome Kosova, por edhe pjesëtareve tjerë të grupeve të cenuara, është me interes për institucionet dhe shoqërinë.

Znj. Hajzeraj, falenderoi Shoqaten Down Syndrom, që po vazhdon të ofrojë programe të trajnimit, punësimit, dhe identifikimit të nevojave të këtij grupi, i ndihmojnë përfshirjës së tyre në punësim dhe mirëqenie.