Lajmërohet Nexhmije Pagarusha nga spitali: Jam mirë

E publikuar: 18/07/2018 12:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aty ku frymon ajri i pastër, e je afër qendrës – Dukagjini Apartments, zgjidhje për tërë jetën

Në media u përfol se këngëtares i kishte rënë në shpinë dollapi dhe pasi u nënshtrua ekzaminimeve mjekësore ajo tashmë është mirë.

Ajo së fundi i është drejtuar të gjithëve përmes një mesazhi në llogarinë personale në Facebook teksa ka falënderuar të gjithë ndjekësit dhe njerëzit e dashur për mbështetjen gjithashtu tregon se tashmë është mirë me shëndet.

“Përshëndetje të dashurit e mi. Dëshiroj t’iu falënderoj për të gjitha mesazhet që më keni dërguar duke më uruar shërim sa më të shpejtë. Shfrytëzoj rastin t’iu informoj se jam mirë dhe e gjithë kjo mbështetje nga ju më ka bërë të ndihem edhe më mirë! Jam shumë me fat që ju kam! E juaja Nexhmije Pagarusha”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.

Këngëtarja Pagarusha gëzon epitetin “Bilbili i Kosovës”, kjo për shkak të karrierës së saj të bujshme si këngëtare e popullit.

Së fundmi, ajo solli një duet me këngëtaren Violetë Kukaj-Retkoceri, këngën “Mbushni gotat”, me çka shënoi edhe rikthimin në muzikë pas një mungese të gjatë.