Labinot Tahiri tregon se pse i ka ndaluar aksionet humanitare

E publikuar: 18/04/2016 16:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Labinot Tahiri kohëve të fundit nuk po mirret me aktivitete humanitare për të cilat ishte bërë i njohur në muajt e fundit.
Me anë të një postimi në Facebook, Labi ka sqaruar se pse nuk po mirret me këtë punë duke ironizuar ma ata që e akuzuan se po përfiton nga kjo gjë.
“A ka ndonjë aktivitet more??????
Përse bre po i leni rastet e rënda me halle të pa zgjedhura??
Përse nuk po organizoni dikush nga ata që japin vetëm kritika pa vend??!
Përse me pritët vetëm mua të ju dal në ndihmë disa rasteve?
Përse u munduat të më bëni me balosha’ duke thënë se Labi i bën këto vepra për përfitime të veta???
Hajde tash ku jeni ju që deshtët me ma ndalë fuqinë dhe duke më bërë të mendohem se a të vazhdojë a po jo me rastet e këtij vendi??
Ky vend është duke shkuar në shkretirë, por për ta ndaluar duhet secili ti bashkojmë mendjet dhe idetë dhe ti dalim në ndihmë rasteve të rënda e çdo gjë q? ka të bëjë me vendin, e jo duke e urryer njeri-tjetrin.
Kjo vlenë vetëm pêr ata që thonin, Labi po i bën pêr Reklamë ato organizime…!
Më vjen keq që jam ndaluar pêr pak kohë!
E di që shumë nëna kërkojnë të u’a ndali lotët.
Me ndihmn e Zotit do të bêhemi më të vetëdijshëm!
Vazhdoni ndaloni lotêt e Nênave dhe Fêmijêve” shkruan Labi në Facebook