Ky pritet të jetë transferi i fundit i Interit në këtë merkato

E publikuar: 03/10/2020 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marcos Alonso mund të rikthehet në Serie-A pas telasheve të fundit që pati me trajnerin e Chelseat Frank Lampard dhe po lidhet me një kalim te Interi ose Juventusi.

29 vjeçari nuk është i panjohur në Serie-A pasi kishte luajtur me Fiorentinën ndërmjet viteve 2013-2016 para se t’i bashkohej Chelseat për 23 milionë euro, përcjellë KosovaPress.

Ai nuk duket se është pjesë e planeve të Lampard pas disa mosmarrëveshjeve në përgatitjet parasezonale dhe nuk ishte fare i ftuar për ndeshjen kundër Crystal Palace.

Sipas “Calciomercato.com”, trajneri i Interit Antonio Conte është i etur që të ribashkohet me Alonson pasi kishte punuar me atë në “Stamford Bridge”

Nën urdhrat e Contes, Alonso kishte kaluar një periudhë shumë të mirë duke realizuar 14 gola në 81 paraqitje.