Ky ilaç shpëtues është bërë nga helmi i gjarprit

16.11.2020 00:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ky ilaç shpëtues është bërë nga helmi i gjarprit

Integrilin mund të ketë shpëtuar tashmë mijëra pacientë me sulm në zemër, por shumë nuk e kuptuan se përbërësi kryesor i këtij ilaçi është nga një zvarranik i frikësuar.

Industria e kujdesit shëndetësor kaloi një fazë të vështirë me shfaqjen e koronavirusit, duke shtuar sëmundjet tashmë ekzistuese. Kërkimi për barnat më efektive për të trajtuar pacientët me COVID-19 vazhdon dhe çuditërisht, një ilaç i përdorur për trajtimin e inflamacionit u zbulua se vinte nga një burim shumë i vështirë – helmi i gjarprit.

Studimet kanë treguar se koronavirusi ndikon negativisht në sistemin e frymëmarrjes dhe sistemin kardiovaskular. Mjekët kanë parë mpiksjen e gjakut si një nga ndërlikimet e koronavirusit.

Sandeep Nathan, drejtor i Njësisë së Kujdesit Koronar të Universitetit të Mjekësisë së Çikagos, zbuloi për CNN, se ata kanë një pacient, në mes të viteve tridhjetë, i cili vuante nga një sulm masiv në zemër. Nevojitej një procedurë për pastrimin e enëve dhe vendosjen e stentave. Sidoqoftë, para se të kryhej kjo, duhej administruar hollues të gjakut në mënyrë që të shpërbëheshin mpiksjet. Ndër holluesit e gjakut të përdorur ishte Integrilin, një ilaç i aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në vitin 1998, zakonisht e përshkruar për pacientët me sulm në zemër.

Integrilin mund të ketë shpëtuar tashmë mijëra pacientë me sulm në zemër, por shumë nuk e dinin se përbërësi kryesor i këtij ilaçi vjen nga një zvarranik i frikësuar. Bari nxirret fillimisht nga proteina e helmit të gjarprit të egër.

Nathan deklaroi se ka qindra mijëra pacientë që vuajnë nga sulmet në zemër, çdo vit në SHBA. Një numër i konsiderueshëm i këtyre pacientëve me sulme në zemër trajtohen me agjentë të cilët shumë, përfshirë edhe mjekët, nuk kishin ide se vinin nga helmi i kafshëve.

Nathan tregoi se si Zoltan Takacs, një shkencëtar biomjekësor dhe themelues i ToxinTech, do të gjente burimet origjinale të helmit. Takacs shpjegoi se helmi synon pjesë kritike të trupit siç janë qarkullimi i gjakut dhe funksioni nervor, dhe këto janë po ato sisteme që duhen kontrolluar për të trajtuar sëmundje të ndryshme.

Duhet të theksohet se nuk ka nevojë për “gjueti” për një kafshë çdo herë sepse toksinat mund të kopjohen në laborator. Një shembull i mirë është ekzenatidi, i cili është një ilaç që vjen nga helmi i përbindëshit Gila dhe përdoret në trajtimin e diabetit të tipit 2. Është hardhuca më e madhe vendase në SHBA. Ajo nuk injekton helm, por bllokon viktimën, e përtyp dhe neurotoksinat lëvizin pastaj nëpër brazdat e dhëmbëve.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Njihuni me futbollistin më problematik në botë

Njihuni me futbollistin më problematik në botë

Ben Affleck në gjendje mendore gjithnjë e më të vështirë

Ben Affleck në gjendje mendore gjithnjë e më të vështirë

Klopp po planifikon të shesë dyshen e Liverpoolit

Klopp po planifikon të shesë dyshen e Liverpoolit

​Inteligjenca artificiale do ta dijë kur nuk i besojmë

​Inteligjenca artificiale do ta dijë kur nuk i besojmë

​Braga-Leicester City, analizë dhe formacionet e mundshme

​Braga-Leicester City, analizë dhe formacionet e mundshme

Aston Villa synon transferimin e Milot Rashicës

Aston Villa synon transferimin e Milot Rashicës

Nëna e dhjetë fëmijëve vdes 11 ditë pasi solli në jetë vajzën e saj të parë

Nëna e dhjetë fëmijëve vdes 11 ditë pasi solli në jetë vajzën e saj të parë

​8 gjëra që tërheqin gjininë e kundërt si magnet

​8 gjëra që tërheqin gjininë e kundërt si magnet

Kjo ishte dëshira e fundit e Maradonnas të cilën e zbuloi pak para se të vdiste

Kjo ishte dëshira e fundit e Maradonnas të cilën e zbuloi pak para se të vdiste

Vdekja e Maradonas, këto janë vendimet që sapo u morën për futbollin evropian

Vdekja e Maradonas, këto janë vendimet që sapo u morën për futbollin evropian

Vdes legjenda e futbollit botëror Diego Armando Maradona

Vdes legjenda e futbollit botëror Diego Armando Maradona

PSG mposht Leipzigun, Man United Basaksehirin

PSG mposht Leipzigun, Man United Basaksehirin

Barcelona dhe Juventusi sigurojnë kalimin në fazën tjetër të LK-së

Barcelona dhe Juventusi sigurojnë kalimin në fazën tjetër të LK-së

Shteti shet veturën e konfiskuar, tash duhet t’i kthejë borxhin pronarit

Shteti shet veturën e konfiskuar, tash duhet t’i kthejë borxhin pronarit

​5 gjëra te një grua që rrëzon çdo burrë në këmbë

​5 gjëra te një grua që rrëzon çdo burrë në këmbë

​5 mënyra për të shmangur infektimin me koronavirus në ambiente të mbyllura

​5 mënyra për të shmangur infektimin me koronavirus në ambiente të mbyllura