Ky është teksti i plotë i projekt rezolutës VV – LDK për negociatat me Serbinë, nuk përmendet taksa

E publikuar: 11/03/2020 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë propozuar sot në Kuvend të Kosovës një rezolutë që do të autorizonte qeverinë që të bëjë përgatitje për negociata me Serbinë, raporton Gazeta Express.

Në rezolutën e propozuar shkruhet se Kosova është e përkushtuar për bisedime politike mes Kosovës dhe Serbisë, që do të rezultojë me njohje reciproke.

Në pikën e dytë shkruhet se Kuvendi i Kosovës thekson se Kushtetuta është sovraniteti shtetëror, e se integriteti territorial dhe karakteri shoqëror janë të pacenueshme.

“Askush nuk ka të drejtë të bisedojë, të dialogojë, apo të negociojë për sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës.

Dy partitë e pozitës kanë propozuar këtë rezolutë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2019-të, ku thuhet se qeveria e ka mandatin që t’i udhëheqë bisedimet ose dialogun me Serbinë./GazetaExpress/