Ky është parashikimi i Kurteshi për përballjen me Hazirin në Gjilan

E publikuar: 24/10/2017 11:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Pas rezultateve përfundimtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve del që edhe komuna e Gjilanit do të shkojë në balotazh.

Kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri mori gjithsej 19 mijë e 543 vota apo 43.40%  ndërsa kandidati i “Vetëvendosjes”, Sami Kurteshi, 12 mijë e 310 vota apo në përqindje 27.34% të tyre. Këto dy parti arritën që të bëjnë banorët e Gjilanit, të përgatiten edhe për një raund të zgjedhjeve.

Kandidati për kryetar nga radhët e LVV-së, Sami Kurteshi thotë se do të bëhen analizat për këtë periudhë e më pas të qartësohet edhe fituesi për Gjilanin.

“Pritjet kanë qenë të tjerë më të mira por s’është dashtë as ne t’i përziejmë zgjedhjet nacionale me ato komunale. Jemi në balotazh në 5-6 komuna tani dhe do të shohim se si do të ecë balotazhi, këto 5-6 komuna përbëjnë gjysmën e Kosovës, kemi qenë me një tash jemi më shumë. Do të shohim se si do të ecë balotazhi, do të shikojmë mangësitë, se ku shkoi keq e ku mirë. Duhet ta bëjmë analizën në përgjithësi”, ka thënë Kurteshi për Indeksonline.

Kurteshi është pyetur edhe lidhur me pikat se ku mendon se kanë gabuar dhe se ku kanë ngecur përgjatë fushatës e që ka ndikuar në mos-arritjen e rezultateve që pretendonin.

“Gabimet nuk mund të shihen menjëherë, pasi disa shihen por disa jo natyrisht që ne duhet të analizojmë secilën komunë dhe secilin vend veç e veç se cilët njerëz kanë qenë, si ka qenë ligjërimi, çfarë kanë pritjet e kundërshtarëve, të cilat kanë qenë të mëdha por në njëfarë mënyrë ka pas një korruptim të pritjeve pra kur  premtohen qindra e mijëra euro atëherë njerëzit e presion miliardëshin.

Ne atë se kemi premtuar, kemi premtuar gjëra reale, konkrete por ato nuk kanë qenë të mjaftueshëm siç duket për njerëzit”, ka shtuar Kurteshi.

Ndërkohë, Kurteshi ka hedhur poshtë raportimet se përgjatë fushatës së tij në Gjilan kishte anashkaluar takimet me banorët e fshatrave si: Zhegër, Lladovë, Llashticë e disa të tjera.

“Nuk i kemi anashkaluar. S’kemi arritur me mbërri gjithkund dhe e keqja është se nuk kemi shku me ju premtu por ne premtojmë atë ëq mund të arrijmë në kuadër të komunës, pra nuk ka ndonjë regjion që është lënë anash, sigurisht se nuk kemi mundë të shkojmë jo vetëm në ato fshatra por edhe në disa të tjera. Natyrisht se ne do të përpiqemi t’i vizitojmë edhe ato”, ka vazhduar tutje Kurteshi.

Sipas tij vota i takon qytetarëve dhe se nuk duhet bërë presion apo shantazhe mbi ta.

Ai nuk ka ngurruar të thotë se ishte pikërisht pushteti që u bëri presion,shantazh dhe kërcënimeve qytetarëve të Gjilanit.

“Ne do të bëjmë punën tonë dhe ata do të vendosin, mirë është të lihen të lirë, pa kërcënime e shantazhe të mos kenë premtime të tepërta të rrejshme. Ka pas kërcënime e shantazhe në Gjilan, pushteti i ka pas të gjitha mjeteve në dorë. Ka pas angazhim të mjeteve komunale të qeverisjes për nevoja fushate, janë keqpërdorë. Vetëm muajin e fundit ka pas hapje e prerje të shiritave pa bërë asgjë hiç. Në qendër të qytetit në fund është ndërtu një shatërvan përderisa në fshatra e qytet vije era nga ujërat e ndotura që janë krijuar po nga këta njerëz. Njerëzit kanë vendos kështu duhet pranu rezultati”, ka përfunduar Kurteshi.

Duhet përkujtuar që Gjilanit përgjatë katër viteve të kaluara udhëhiqej nga kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri teksa mbetet të shihet se si do të dalin rezultatet e këtij balotazhi./Indeksonline/