Ky është Mercedes Maybach Coupe i ri (Foto)

E publikuar: 11/08/2016 12:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një imazh i hijezuar i dërguar nga Mercedes paralajmëron konceptin e ri Coupe të modelit ekzekutiv Maybach.
Vitin e kaluar Mercedes prezantoi modelin e ri Mercedes-Maybach S600L i cili në pamje të parë nuk dallon shumë nga një S-Class. Tani Mercedes paralajmëroi konceptin Coupe të Maybach i cili do të jetë rival i Rolls-Royce Wraith, transmeton Express. Natyrisht se ky nuk është koncepti i parë Coupe nga Maybach pasi që deri tani ka qenë modeli Maybach Exelero.

Nuk ka shumë detaje për veturën por dihet se do të jetë e gjatë gjashtë metra dhe pritet të ketë motor bi-turbo 6.0-litër V12 me 523kf.

Premiera botërore e këtij modeli do të jetë javën tjetër në Pebble Beach./express/

mercedesssss