Kuvendi Pa Kuorum – ‘Muhabete’ Por S’ka Votim

16.04.2018 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kuvendi Pa Kuorum – ‘Muhabete’ Por S’ka Votim

Pas përfundimit të deklarimeve të deputetëve në pikën jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon punimet pa kuorum.

“Nuk kemi kuorum të votojmë”, tha kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, kur erdhi koha të votohej një propozim i komisionit për arsim që të hyjë në rend dite.

Më pas erdhi një propozim nga shefi i GP LDK-së që në rend dite të hyjë edhe themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për deportimin e gjashtë shtetasve turq.

“Kemi pas takim me shefat e GP-ve dhe jemi pajtu që ky komision të ketë 11 anëtarë. Ta fusim në rend dite”, tha Hoti.

Ndërsa shefi i GP VV, Glauk Konjufca u pajtua që formimi i komisionit të hyjë në rend dite, por tha se: “Ka mbetur çështja se kush do ta udhëheqë këtë komision”.

Por, në lidhje me këtë pikë ka kundërshtime nga partitë në pushtet, me rekomandimin se duhet të presin për interpretim se a konsiderohen inicues edhe përkrahësit e nismës.

“Unë se di qka doni me mrri me këtë komision, veç nejse”, tha kryesuesi Xhavit Haliti.

Aktualisht në seancë po diskutohet për këtë çështje.

Seanca e Kuvendit nisi rreth dy orë më parë me 61 deputetë në sallë, por tani nuk ka kuorum, në sallw janë vetëm 57 depuetetë.

Pas kësaj kryesuesi mori vendim që seanca të shkojë në pausë deri në orën 15-të/kallxo.com/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Veteranët ia ‘mësyjnë’ detit

Veteranët ia ‘mësyjnë’ detit

OEK bën thirrje që Kosova sa më shpejt të aplikojë për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë

OEK bën thirrje që Kosova sa më shpejt të aplikojë për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë

IPKO mbyll kodin e telefonisë fikse +381

IPKO mbyll kodin e telefonisë fikse +381

Policia: 73-vjeçari vrau gruan dhe veten në Prishtinë

Policia: 73-vjeçari vrau gruan dhe veten në Prishtinë

Opozita kritikon Qeverinë për moszbatim të MSA-së

Opozita kritikon Qeverinë për moszbatim të MSA-së

Bytyqi: Në shtator fillon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Bytyqi: Në shtator fillon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

O’Connell konfirmon vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

O’Connell konfirmon vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

Debati rreth marrëveshjes për emrin përcillet me protestë

Debati rreth marrëveshjes për emrin përcillet me protestë

Sherr i madh për Teatrin, Vokshi: Mbyll gojën se të nxjerr jashtë! Veliaj: Harroje, nuk dal!

Sherr i madh për Teatrin, Vokshi: Mbyll gojën se të nxjerr jashtë! Veliaj: Harroje, nuk dal!

Daçiq: 24 vende do t’i bëjnë presion Serbisë për ta njohur Kosovën

Daçiq: 24 vende do t’i bëjnë presion Serbisë për ta njohur Kosovën

Serbia ia ndalon edhe Shkelzen Maliqit të hyjë në territorin e saj

Serbia ia ndalon edhe Shkelzen Maliqit të hyjë në territorin e saj

Arrestohet i dyshuari  për vjedhje të gomave në Fushë Kosovë

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të gomave në Fushë Kosovë

Dy vite burg për veprën penale marrje ryshfeti

Dy vite burg për veprën penale marrje ryshfeti

Kosovarja arrestohet në Austri për terrorizëm: 15-vjeçarja planifikonte sulm me helm

Kosovarja arrestohet në Austri për terrorizëm: 15-vjeçarja planifikonte sulm me helm

Bëhet trajtimi i ndërtimeve pa leje në veriun e Kosovës

Bëhet trajtimi i ndërtimeve pa leje në veriun e Kosovës

Vuçiq dhe Thaçi takohen të dielën në Bruksel?

Vuçiq dhe Thaçi takohen të dielën në Bruksel?