Kushtetuesja refuzon kërkesën e Listës Serbe për Trepçën

E publikuar: 31/10/2016 11:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e Listës Serbe për t’u shqyrtuar kushtetutshmëria e Ligjit për “Trepçën”, të aprovuar javë më parë nga Kuvendi i Kosovës.

Në vendimin  e gjykatës, të publikuar pak më parë, thuhet se ligji për Trepçën është Kushtetues për nga përmbajtja dhe për nga procedurat e ndjekura për miratim në Kuvendin e Kosovës.

“Si përfundim, Gjykata gjen se parashtruesit e kërkesës nuk kane dëshmuar pretendimin e tyre ne baza kushtetuese dhe nuk kane paraqitur prova qe tregojnë se si dhe perse Ligji i kontestuar për Trepçën ka shkelur Kushtetutën, qoftë në procedurë, qoftë në përmbajtje. Gjykata gjen se kërkesa e parashtruesve është qartazi e pabazuar, në baza kushtetuese, në pajtim me nenin 113.5 të Kushtetutës, ne pajtim me nenin 42 te Ligjit dhe ne pajtim me rregullin 36 (1) (d) dhe 36 (2) te Rregullores së punës. Prandaj, Gjykata deklaron që Ligji nr. 05/L-120 për  Trepçën është në pajtueshmëri me Kushtetutën, që do të thotë ai është kushtetues”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese.