Kushtetuesja, avokati i Roshit mungon në seancë

E publikuar: 28/02/2017 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati i Elvis Roshit ka munguar në seancën e zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese. Theodhori Sollaku ka paraqitur një raport, megjithëse një ditë më parë ka qënë tek Krimet e Rënda në një tjetër proces.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që seanca të shtyhet për të martën, më 12 mars, ndërkohë që përfaqësuesit e qeverisë, Parlamentit, KQZ dhe Prokurorisë kanë qënë dakord me shtyrje.

I kontaktuar nga Top Channel, në fund të dhjetorit, avokati mbrojtës i Elvis Roshit, Theodhori Sollaku ka konfirmuar se do të ankimohet vendimi i KQZ-së, referuar nenit 115 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Por ajo që Sollaku ka konfirmuar tjetër, është se kërkesa që ai depozitoi në Gjykatë, përmban papajtueshmërinë e ligjit, të ashtuquajtur të dekriminalizimit me Kushtetutën.

Kushtetuesja, avokati i Roshit mungon në seancë/tch/