Kusari-Lila: Nuk besoj se ka parti në Kosovë që dëshiron zgjedhje të reja parlamentare

E publikuar: 04/12/2019 23:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e zgjedhur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka komentuar zhvillimet e fundit politike mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Mimoza Kusari-Lila, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Ministrinë e Financave do ta merr Vetëvendosje e jo LDK siç është thënë deri më tani.

Ajo ka thënë se Kurti nuk do të marr leje nga Isa Mustafa për të shkarkuar një ministër të LDK-së nëse i shkel standardet, por sipas saj do të njoftohet kryetari i LDK-së për vendime të këtij lloji, përcjell Telegrafi.

Kryetarja e Alternativës ka thënë se pas këtij procesi të lodhshëm zgjedhor “se beson se ndonjë subjekt politik ka dëshirë të shkojë në zgjedhje”.

Kusari-Lila: LDK mund të ketë dëshira, por mundësitë dhe realitetet janë tjera
“Nuk do të jetë e rëndë vetëm për njerëzit por edhe për subjektet politike shkuarja e serishme në zgjedhje. Çfarë do t’iu themi njerëzve? A mund t’i themi në jepni votat se do të bëjmë më mirë se që e kam bërë para tre muajve?”.

Duke folur për të ardhmen e saj politike, Kusari-Lila ka thënë se nuk do të garojë më për kryetare të Gjakovës./Telegrafi/