Kur kishte 170 kilogramë, të gjithë u tallën me të – por tani mund të mos besojnë se është pikërisht ajo! (Foto)

E publikuar: 07/02/2019 12:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë, tanimë fanatike e palestrës ka rënë rreth 80 kilogramë duke shmangur varësinë, sidomos ndaj ushqimit të shpejtë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Alysha McNair, 21 vjeçe, peshonte rreth 170 kilogramë, pasi zakoni i saj i ushqimit e detyronte madje që të vizitonte deri në pesë shitore të ndryshme, për një vakt.

Ndërsa marrja e përditshme e rekomanduar për gratë është 2.000 kalori, Alysha, nga British Columbia, po konsumonte dy herë më shumë se kaq, në vetëm një vakt.

Mbipesha e saj e detyroi atë të veshte veshje me madhësi XXXXL, gjë që çoi ndër vite të ngacmimit në shkollë.

Por Alysha vendosi të ndryshojë mënyrën e saj pasi e kuptoi se ajo kishte vetëm dy opsione: “Ndrysho ose vdis”.

Kështu që ajo vendosi të shkonte në palestrën lokale, hoqi ushqimin e shpejtë dhe tani, ata që nuk e kanë parë për një kohë, mund të mos e njohin fare. /Telegrafi/